Tajfuni Man-yi përmbyt rrugët në Kinën Jugore, pezullohet lundrimi
2024-11-20 17:53:43

foto VCG

foto VCG

Tajfuni Man-yi  ka shkaktuar përmbytje në disa qyteza të Kinës Jugore. Të gjitha shërbimet e trageteve përgjatë ngushticës Qiongzhou janë pezulluar nga mbrëmja e së martës, bën të ditur “Xinhua”.

Autoritetet meteorologjike bënë të ditur se tajfuni, i kombinuar me një mot të ftohtë, ka shkaktuar stuhi përgjatë bregut të Guangdong.

Të hënën në mbrëmje, disa rrugë në Shenzhen u përmbytën. Autoritetet thanë se depërtimi i ujit të detit zgjati deri në dy orë dhe nuk shkaktoi dëme serioze. Përmbytje të ngjashme u raportuan edhe në qytetin Shanwei të hënën në mbrëmje, pa shkaktuar viktima.

Autoritetet lokale kanë parashikuar depërtim të ujit të detit në ditët në vijim dhe kanë këshilluar banorët të reduktojnë aktivitetet në natyrë.