Futbollistët e rinj nga ekipi "Village Super" i Rongjiang në Qiandongnan Miao dhe nga prefektura autonome Dong, Provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore, u angazhuan në një ndeshje miqësore me të rinjtë brazilianë, të hënën në Rio de Zhaneiro, Brazil.
Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong dhe Kryetari i Këshillit Ibero-Amerikan të Sporteve, Jose Jimenez, nisën zyrtarisht ndeshjen. Futbollistët e rinj kinezë nga Rongjiang luajtën një ndeshje futbolli me tetë lojtarë, kundër të rinjve brazilianë. Pavarësisht dallimeve gjuhësore, futbolli i bashkoi ata.
Lojtarët brazilianë thanë për CMG se ndeshja është një përvojë krejt e re, ndaj ata shpresojnë të luajnë më shumë ndeshje të tilla me miqtë e rinj kinezë.
Yang Jiarui nga skuadra kineze tha se shte një ndeshje shumë frymëzuese me lojtarët brazilianë, të cilët luajtën "jashtëzakonisht mirë".