Përhapja dhe zhvillimi i Mjekësisë Tradicionale Kineze - MTK në Brazil, është një proces me sfida dhe mundësi të plota, i cili dëshmon për nisjen dhe zhvillimin e kësaj mjekësie në vend.
Akupunktura/Foto nga VCG
1. Historia e zhvillimit të mjekësisë kineze në Brazil
Historia e përhapjes së mjekësisë kineze në Brazil, i ka fillesat në shekullin 19. Në vitin 1810, mbërriti në Rio-de-Zhanejro kontigjenti i parë i emigratëve kinezë, të cilët sollën jo vetëm kulturën e çajit, por edhe njohuritë fillestare të mjekësisë kineze. Përhapja e vërtetë filloi në mesin e shekullit 19, me ardhjen e më shumë emigratëve kinezë, teksa mjekësia kineze filloi të preferohej gradualisht në zonat e tyre.
mjekësi kineze në Brazil/Foto nga VCG
2. Situata aktuale e mjekësisë kineze në Brazil
Në kohën e sotme, MTK ka arritur rezultate të jashtëzakonshme zhvillimi në Brazil. Akupunktura, si një pjesë e rëndësishme përbërëse e mjekësisë kineze, është pranuar dhe aplikohet gjerësisht në Brazil, duke u përfshirë në Sistemin e Unifikuar të Kujdesit Shëndetësor të vendit. Numri i profesionistëve të akupunkturës në Brazil tejkaluan 200 mijë. Akupunktura përdoret në trajtimin e dhimbjeve, goditjet në tru, artritin etj. Përveç kësaj, masazhet, aplikimi i kupave dhe metodat e tjera të mjekësisë kineze, janë shumë të përhapura në Brazil.
Instituti i Mjekësisë Kineze në Brazil ka marrë autorizimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu janë autorizuar edhe katër degë të mjekësisë kineze: akupunktura, bimët përbërëse të MTK, masazhet dhe teoria e MTK.
Akupunktura në Brazil/Foto nga VCG
3. Mbrojtja legjislative
Më 6 shtator 2024, Instituti Kombëtar i Mbikëqyrjes Shëndetësore në Brazil publikoi rezolutën e parlamentit kolegjial, duke shpallur ligjin e mjekësisë kineze "RDC01". Ky ligj ofron një bazë ligjore për legalizimin, standardizimin, përhapjen dhe zhvillimin e mjekësisë tradicionale kineze në Brazil.
Katër pikat e përbashkëta mes MTK dhe mjekësisë tradicionale të Brazilit
Mjekësia tradicionale kineze dhe mjekësia tradicionale braziliane theksojnë terapitë natyrore dhe trajtojnë sëmundjet nëpërmjet rregullimit të ekuilibrit të brendshëm të trupit.
Akupunktura e mjekësisë kineze është e ngjashme me akupunkturën tradicionale të disa fiseve braziliane. Përveç kësaj, MTK dhe mjekësia tradicionale e Brazilit i kushtojnë vëmendje të madhe përdorimit të bimëve mjekësore, panvarësisht diferencave të ndryshme të bimëve dhe metodave të përdorimit të tyre.
Mjekët kinezë bëjnë akupunkturë në Brazil/Foto nga VCG
5. Ndikimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Brazil
MTK ofron zgjedhje më të shumta, lidhur me metodat e trajtimit mjekësor, veçanërisht në administrimin e dhimbjeve dhe trajtimin e sëmundjeve kronike. Përveç kësaj, përhapja dhe zhvillimi i mjekësisë kineze në Brazil, ka nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimet mjekësore mes Kinës dhe Brazilit, duke rritur nivelin e mjekësisë në vend. Aplikimet e gjera të mjekësisë kineze kanë nxitur zhvillimin e sektorëve përkatës në Brazil, si mbjellja e bimëve mjekësore të MTK dhe përpunimi i tyre.(Xu Guang)