
Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me presidenten e Meksikës Claudia Sheinbaum Pardo në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s.
Xi Jinping-u e uroi edhe një herë Sheinbaum-in që u bë presidentja e parë femër në historinë e Meksikës. Ai theksoi se vizita që bëri në Meksikë në vitin 2013, i la përshtypje të thella dhe të paharrueshme. Kina e Meksika kanë një traditë të gjatë miqësie dhe të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë shkëmbimet, të ruajnë miqësinë, të përdorin plotësisht përplotësimin e lartë të ekonomive të tyre, të vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin praktik dhe të nxitin zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe në epokën e re. Kina dhe Meksika kanë pikëpamje e ide të ngjashme për shumë çështje ndërkombëtare dhe të dyja vendet mbrojnë globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës. Kina është e gatshme të punojë me Meksikën për të mbrojtur multilateralizmin e drejtësinë ndërkombëtare dhe për të sjellë energji pozitive në promovimin e zhvillimit ekonomik botëror.
Presidentja Claudia Sheinbaum Pardo shprehu nga ana e saj kënaqësinë që takon presidentin Xi Jinping. Ajo ra plotësisht në një mendje me vlerësimin e tij për marrëdhëniet midis Kinës dhe Meksikës, duke përfshirë pjesëmarrjen në ndërtimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës në qytetin e Meksikos. Pardo e falënderoi Kinën për ndihmën e madhe dhe të sinqertë në kohë të vështira, si për shembull kur Meksika u godit nga uragani. Kjo është një dëshmi e fuqishme e miqësisë mes dy popujve. Meksika dhe Kina janë të përkushtuara për të mbrojtur multilateralizmin dhe pala meksikane është e gatshme të punojë me palën kineze për të shfrytëzuar potencialin dhe për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme. (Xu Guang)
