
Foto nga VCG
Në Shqipëri duket se po mbërrin dimri i “vërtetë”, shkruan panorama.al. Gjatë javës që sa ka nisur pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa, por edhe të ftohta.
Meteorologët paralajmërojnë gjatë javës reshje dëbore të cilat në relievet malore do të jenë deri dhe të dendura.
Për ditën e Martë dhe të Mërkurë priten reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit. Për ditën e Enjte në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.
Gjithashtu pritet edhe erë tepër intensive si dhe dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.
