Xi: Kina përkrah tetë veprime për zhvillimin global
2024-11-19 00:58:52

foto VCG

Kina përkrah tetë veprime për zhvillimin global, shpalli presidenti kinez Xi Jinping të hënën në Samitin e 19-të të G20-s.

Së pari, ndërtimi i përbashkët dhe cilësor i "Një brez, një rrugë". Duhet të ndërtohet më tej rrjeti i ndërlidhjes trepërmasore, me një Rrugë Mëndafshi të gjelbër dhe digjitale.

Së dyti, konkretizimi i Nismës së Zhvillimit Global. Do të ndërtohet qendra kërkimore e Jugut Global, do të përkrahen vazhdimisht vendet në zhvillim dhe do të thellohet bashkëpunimi pragmatik në zbutjen e varfërisë, sigurinë ushqimore, ekonominë digjitale dhe në fusha të tjera.

Së treti, përkrahja ndaj zhvillimit të Afrikës. Samiti i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në Pekin shpalli dhjetë veprime kryesore partneriteti për nxitjen e përbashkët nga Kina e Afrika të modernizimit në tre vjetët e ardhshëm dhe do të ofrojë fonde për këto veprime.

Së katërti, përkrahja ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në zbutjen e varfërisë dhe sigurinë ushqimore. Pala kineze vendosi të marrë pjesë në Aleancën Globale kundër Urisë dhe Varfërisë, të përkrahë vazhdimisht mbledhjen e ministrave të zhvillimit të G20-s dhe të vazhdojë të organizojë Konferencën Ndërkombëtare mbi Humbjen dhe Shpërdorimin e Ushqimit.

Së pesti, Kina, bashkërisht me Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Bashkimin Afrikan, kanë filluar "Nismën e hapjes së bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar", në mënyrë që rezultatet novatore shkencore e teknologjike të mbarë globlit të favorizojnë më shumë Jugun Global.

Së gjashti, përkrahja ndaj bashkëpunimit pragmatik të G20-s në të mirë të Jugut Global, ndaj punës së Qendrës Kërkimore të Sipërmarrjes të G20-s në Pekin dhe ndaj bashkëpunimit të palëve në arsimin digjital dhe digjitalizimin e muzeve dhe të librave të lashtë.

Së shtati, konkretizimi i Planit të Veprimit Antikorrupsion të G20-s. Kina do të forcojë bashkëpunimin me vendet në zhvillim në rikthimin e të arratisurve dhe të pasurive përkatëse jashtë vendit, prishjen e “strehëve të sigurta” të korrupsionit dhe forcimin e aftësisë së luftës kundër korrupsionit.

Së teti, Kina do të përsosë institucionet dhe mekanizmat e hapjes së nivelit të lartë dhe do të zgjerojë hapjen e njëanshme ndaj vendeve më pak të zhvilluara, duke shpallur që do t’u ofrojë të gjitha vendeve më pak të zhvilluara që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën tarifa zero për të gjitha mallrat e taksueshme.