Ekonomia kineze pritet të ruajë rimëkëmbjen në nëntor-dhjetor
2024-11-19 22:15:15

foto: VCG

foto: VCG

Ekonomia e Kinës pritet të ruajë vrullin e rimëkëmbjes në nëntor dhe dhjetor falë efektivitetit të paketës së politikave të vendit, tha të martën Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

 

Komisioni, planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, po punon me palët e tjera për të arritur objektivin e rritjes gjatë gjithë vitit, tha zëdhënësi i NDRC-së Li Chao në një konferencë shtypi.

 

foto: VCG

foto: VCG

Tregues të shumtë ekonomikë kanë treguar një rritje të besimit në treg dhe pritshmërive midis subjekteve të biznesit që nga shtatori, me një shtim të vullnetit të kompanive për të investuar dhe prodhuar, tha Li.

 

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se, pavarësisht sfidave brenda dhe jashtë vendit, PBB-ja e Kinës u rrit me 4.8 për qind në tre tremujorët e parë të 2024-s krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. Objektivi vjetor i rritjes ekonomike për këtë vit është rreth 5 për qind.

 

Li tha se për vitin 2025, ekonomia e Kinës do të ruajë kushtet e favorshme kryesore dhe faktorët mbështetës, me një potencial të madh tregu për t'u çliruar.

 

foto: VCG

foto: VCG

Për shembull, shkalla e përgjithshme e urbanizimit ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim, gjë që do të nxisë kërkesën e konsumatorëve. Modelet e reja të biznesit që lidhen me sektorët e gjelbër dhe digjitalë, si edhe shërbimet e kujdesit për të moshuarit dhe fëmijët, do të vazhdojnë të krijojnë kërkesa të forta, tha Li.

 

Me hapësirën e duhur të politikave, Kina ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme paketën e saj të politikave, duke përfshirë rregulloren e synuar dhe përshtatjet kundërciklike, dhe ka përmirësuar qëndrueshmërinë e politikave të saj makroekonomike. Këto përpjekje do të mbështesin në mënyrë efektive zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë, shtoi zëdhënësi.

 

“Prirja themelore e rimëkëmbjes ekonomike dhe e rritjes afatgjatë mbetet e pandryshuar dhe ne kemi besim të plotë në këtë,” theksoi Li.(Zhan Dian/Artan Goga)