Rama: Rritja ekonomike 26 miliardë euro, zgjerim me trefish më shumë se në 2013-ën
2024-11-19 11:24:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se ekonomia shqiptare është rritur me pothuajse trefish gjatë qeverisjes së PS dhe se ky është zgjerimi më i madh i një ekonomie në rajonin e Ballkanit.

“Kur ne morëm detyrën për të udhëhequr Shqipërinë, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar ishte më pak se 10 miliardë euro. Sot është mbi 26 miliardë euro. Kjo do të thotë se ekonomia shqiptare është zgjeruar thuajse 3 fish", deklaroi Rama në fjalën e tij në seancën plenare të hënën ku po diskutohet në parim projektbuxheti për vitin2025.

Kryeministri  shtoi edhe se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 3-fishuar duke shkuar në 10 300 euro. Kryeministri shqiptar vuri në dukje se fondi në dispozicion të shtetit për shërbimet e përgjithshme publike është sot 8.2 miliardë euro nga 3.2 miliardë euro që ishte në 2014-ën.