Shkrimtari bashkëkohor kinez Yu Hua (foto nga autori)
“Kadare është një shkrimtar i madh. Jam shumë i pikëlluar për vdekjen e tij. Jam takuar me Kadarenë në vitin 1998 në Torino dhe më pas kemi komunikuar herë pas here më anë të faksit. Do të kisha shumë dëshirë të vija në Shqipëri e të vizitoja shtëpinë e Kadaresë,” tha Yu Hua.
Shkrimtari bashkëkohor kinez Yu Hua, një nga shkrimtarët më të njohur dhe më të preferuar aktualisht në Kinë, gjatë një takimi me sinologun Iljaz Spahiu, i cili ka përkthyer në shqip nga origjinali dy romane të tij “Të jetosh dhe “Njeriu që shet gjak”, ka rrëfyer edhe për takimin që ai ka pasur me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Madje historinë e këtij takimi, ai e ka përmbledhur si parathënie të versionit kinez të romanit “Ora e Gjermanishtes” e shkrimtarit gjerman Siegfried Lenz.
Më poshtë është kjo parathënie, e përkthyer nga kinezishtja Iljaz Spahiu.
Shkrimtari i shquar kinez Yu Hua dhe përkthyesi i tij shqiptar z. Iljaz Spahiu, u takuan në Shangai në nëntor 2024 (foto nga autori)
Librat e shkrimtarit Yu Hua, të përkthyer nga kinezishtja Iljaz Spahiu (foto nga autori)
Verën e vitit 1998, jam takuar me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare në Torino të Italisë. Ulur në një restorant të Teatrit të Torinos, bisedonim nëpërmjet përkthyesit, ndërsa në mungesë të tij shijonim ushqimet e pijet. Atë kohë, Kadare kishte emigruar në Francë, kështu që mund të quhej shkrimtar francez me origjinë shqiptare. Në fillim të viteve 90-të, Shtëpia Botuese e Shkrimtarëve në Kinë kishte botu- ar romanin e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, dhe unë për fat e kisha lexuar këtë libër. Me shumë gja- sa ai është shkrimtari më i rëndë- sishëm bashkëkohor i Shqipërisë dhe ashtu si shkrimtarë të tjerë të Evropës Lindore që kishin emigru- ar në perëndim, për disa kohë nuk mund të kthehej në vendin e tij. Kur u takuam ne, nuk ekzistonte më ky problem dhe ai mund të kthehej sa herë të dëshironte. Megjithatë ai më tha se nuk kthehej shumë shpesh dhe kjo për shkak se sa herë kthe- hej, lodhej së tepërmi. Më tregoi se çdo herë që kthehej, shtëpia e tij në Tiranë gumëzhinte si një pijetore, njerëz të njohur e të panjohur vi- nin për ta vizituar dhe gjithmonë në shtëpi do të kishte minimumi njëzet vetë.
Duke qenë se dikur Kina dhe Shqipëria megjithëse larg njëri tjetrit kishin përjetuar një miqësi të ngushtë si fqinjë të mirë, si unë edhe Kadareja ndjeheshim shumë të gëzuar e të emocionuar në bisedë me njëri tjetrin. Unë i përmenda Hoxhën e Shehun, ai më përmen- di Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain. Kadareja e kishte vizituar Kinën gjatë Revolucionit Kulturor dhe shqiptonte shumë saktë emrat e tyre. Një kritik letrar italian aty pranë, përpiqej herë pas herë të përfshihej në bisedën tonë, por pa sukses, pasi ai nuk kishte përjetuar historinë tonë. Të zënë me kujtimet tona plot emocion, ne nuk kishim kohë të merreshim me të, meg- jithëse ai njëherë tentonte të më provokonte mua duke përmendur dënimin me vdekje në sistemin ligjor të Kinës, një herë tentonte të tërhiqte vëmendjen e Kadaresë duke i përmendur Kosovën dhe persekutimin e serbëve ndaj shqip- tarëve.
“Kadare është një shkrimtar i madh. Jam shumë i pikëlluar për vdekjen e tij. Jam takuar me Kadarenë në vitin 1998 në Torino dhe më pas kemi komunikuar herë pas here më anë të faksit. Do të kisha shumë dëshirë të vija në Shqipëri e të vizitoja shtëpinë e Kadaresë”.
Më pas biseda jonë kaloi tek letërsia dhe nuk e di për çfarë arsye- je, filluam të flasim për shkrimtarin gjerman Siegfried Lenz, ndoshta nga që të dy ne e pëlqenim romanin e tij “Ora e Gjermanishtes”. Ky ro- man, i cili mund të cilësohej si një
libër antifashist, ishte botuar edhe në vendet socialiste të asaj kohe.
Versioni kinez i romanit “Ora e Gjermanishtes” të shkrimtarit gjerman Siegfried Lenz, me parathënien nga shkrimtari Yu Hua
Kadare më rrëfeu historinë e tij të “Ora e Gjermanishtes”. Ai më tregoi se si një herë, pasi përfun- doi së shkruari një libër që ishte e pamundur ta botonte në Shqipëri,
mendoi ta kalonte ilegalisht në perëndim për botim. Përdori një mënyrë tepër fine e të zgjuar, e fshe- hu dorëshkrimin brenda librit dhe e nxori jashtë ilegalisht, pasi i kishte vënë me kujdes kopertinën e librit “Ora e Gjermanishtes” dhe e ngjiti mbi librin e tij, si kopertinë të librit. Në këtë mënyrë, gjermani Lenz e ndihmoi shqiptarin Kadare, të kalo- jë me sukses kontrollin doganor të këtij libri sipas mënyrës “Var kokë qengji e shit mish qeni”, duke e çuar atë në Francë dhe shumë vende të tjera, deri sa më vonë erdhi edhe në Kinë.
Edhe unë rrëfeva historinë time të “Ora e Gjermanishtes”. Libri i parë i Lenz që unë kisha lexuar ishte “Bukë dhe Lojëra”, i dyti ishte “Ora e Gjermanishtes”. Atë kohë studioja në Institutin Letrar Luxun dhe më kujtohet që ky libër më tronditi së tepërmi. Në rrëfimin e pafajshëm të një fëmije, unë përjetova gjatë lex- imit emocione të forta tronditëse. Ai ishte një roman që pasi e ke lexuar, nuk dëshiron ta humbasësh më, kështu që unë nuk ia ktheva më bib- liotekës së shkollës. Ky libër është përkthyer në gjuhën kineze dhe është botuar në vitet 80-të. Atë kohë sektori i botimeve funksiononte sip- as ekonomisë së planifikuar, shumi- ca dërmuese e librave botoheshin vetëm një herë, nëse arrije ta bleje mirë, në të kundërt nuk e bleje dot kurrë. Kështu që unë e dija se po të ia ktheja bibliotekës, ndoshta do ta humbja atë përgjithmonë. E mbajta pranë vetes, deri sa kur përfundova duhej të ktheja të gjithë librat që kisha marrë në bibliotekë, përndry- she do të gjobitesha me trefishin e çmimit të librit. Sigurisht që zgjodha gjobitjen, duke thënë që e kam hum- bur librin. E mora me vete në Zheji- ang dhe sërish e mora me vete edhe më pas kur u vendosa në Pekin.
Dhe ja në vitin 1998, një kinez dhe një shqiptar, takohen në ven- din e quajtur Itali dhe secili prej tyre rrëfen historinë e tij që ka lidhje me një gjerman. Atë moment mendo- va se letërsia është vërtet një bukuri pa kufi. Ajo, ashtu siç iu ngulitet në mendje njerëzve nëpërmjet lexim- it, po ashtu mbahet mend prej tyre nëpërmjet mënyrave nga më të ndryshmet.
Tetor 2004