Kryeministri Rama për pensionet (Foto Panorama)
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se pensionistët shqiptarë do të marrin dy bonuse në vit, shkruan panorama.al.
Në fjalën e tij në Parlament, ku po diskutohet buxheti i vitit 2025 kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.
“ Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere" tha ai.
Kryeministri shqiptar premtoi se vitin e ardhshëm do ketë edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike, që sipas tij do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët.