Turqia ndalon fluturimin e presidentit izraelit, i cili humb Samitin e klimës
2024-11-19 15:44:34

Turqia nuk i ka lejuar që aeroplani i presidentit izraelit  të fluturojë përmes hapësirës së saj ajrore për në Azerbajxhan për të marrë pjesë në samitin e klimës COP29, duke bërë që ai të mos marrë pjesë në samit, njofton RTSH.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbylli hapsirën dhe nuk e lejoi presidentit izraelit Isaac Herzog të udhëtojë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, mes tensioneve rreth operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe Liban. Herzog njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në samit, duke përmendur çështjet e sigurisë, por pa dhënë detaje.

Ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit, Energjisë dhe Transportit të Izraelit po marrin pjesë të gjithë në COP29. Bisedimet diplomatike në përpjekje për të bindur Turqinë të heqë ndalimin e fluturimit në aeroplanin e Herzogut nuk dhanë rezultat.

Turqia dhe Izraeli kanë rritur tensionet mes tyre sa i përket asaj që po ndodh në Gazë. Para se të shpërthenin luftimet në Gazë, Erdogan dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po eksploronin mënyra për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe tregtisë dhe për të çuar përpara shkrirjen e marrëdhënieve pas më shumë se një dekade tensionesh. Ndërsa majin e kaluar, Turqia njoftoi një bojkot të plotë tregtar kundër Izraelit.