Josep Borrell gjatë takimit me Zelenskin më 11 nëntor 2024 në Kiev / foto VCG
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka reaguar pas vendimit të Presidentit amerikan Joe Biden për lejimin e Ukrainës për sulm me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë. Borrell shprehu shpresën e tij se anëtarët e BE-së mund të bien dakord që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë për të goditur brenda Rusisë, shkruan rtsh.al
"Unë kam thënë një herë dhe përsëri se Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë armët që i kemi dhënë, në mënyrë që jo vetëm të ndalojë shigjetat, por edhe të jetë në gjendje të godasë harkëtarët. Unë vazhdoj të besoj se kjo është ajo që duhet bërë. Jam i sigurt se do të diskutojmë edhe një herë. Shpresoj se vendet anëtare do të bien dakord për këtë," tha Borrell.