foto VCG
Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka komentuar raportimet e mediave se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë dhënë leje për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus.
Në fjalën e tij të mbrëmjes, Zelensky ka deklaruar se raketat do të flasin vetë, shkruan rtsh.al.
“Plani për të forcuar Ukrainën është Plani i Fitores që ua prezantova partnerëve tanë. Një nga pikat kryesore të tij janë aftësitë me rreze të gjatë për ushtrinë tonë. Sot, flitet shumë në media se ne kemi marrë leje për veprimet përkatëse. Por këto nuk bëhen me fjalë. Këto gjëra nuk shpallen. Raketat do të flasin vetë. Me shumë siguri!”, është shprehur Zelensky.
Sipas burimeve të mediave amerikane, fillimisht këto armë ka të ngjarë të përdoren kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin e Kurskut.