< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Udhëzues për punësimin e të diplomuarve të vitit 2025
2024-11-19 14:17:03

Ndërsa Kina përgatitet për një numër rekord të të diplomuarve universitarë në vitin 2025, autoritetet po shtojnë përpjekjet për të trajtuar papunësinë gjithnjë e më të theksuar të të rinjve, sipas Ministrisë së Arsimit.

Foto nga VCG

Panair i punës në një shkollë financiare të qytetit Hangzhou, provincë Zhejiang, 2024/VCG

Të enjten, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore zhvilluan një takim të përbashkët në Pekin për të koordinuar përpjekjet për punësimin dhe sipërmarrjen për të diplomuarit e vitit të ardhshëm. Statistikat tregojnë se numri i të diplomuarve nga institucionet e rregullta të arsimit të lartë – ata që kërkojnë që studentët të marrin pjesë në provimin kombëtar të pranimit në kolegj, ose gaokao – pritet të arrijë në 12.22 milionë vitin e ardhshëm, një rritje prej 430,000 krahasuar me këtë vit.

Ministria e Arsimit ka ndërmarrë nisma të shumta për t'i drejtuar pushtetet vendore dhe universitetet për të zbatuar masa mbështetëse për punësimin e të rinjve. Që nga shtatori, universitetet dhe autoritetet lokale kanë mbajtur 55,000 evente rekrutimi duke ofruar 10.93 milionë vende pune.

Duke folur gjatë një vizite të fundit në provincën Shanxi, Ministri i Arsimit Huai Jinpeng theksoi nevojën për të harmonizuar programet akademike me kërkesën e tregut të punës dhe për të përshtatur strukturat e disiplinës universitare në përputhje me rrethanat.

Në një udhëzues të ri të lëshuar të hënën, Ministria e Arsimit përshkroi iniciativat për të ndihmuar të diplomuarit e rinj të sigurojnë punë ose të hapin biznese, duke theksuar nevojën për "punësim me cilësi të lartë dhe të plotë" për këta të rinj, të cilët shihen si jetikë për grupin e talenteve të Kinës.

Foto nga VCG

Një panair i punës në kampusin e Universitetit Pedagogjik Huaibei, provincë Anahui, Kinë Qendrore, 2024/VCG

Udhëzuesi u bëri thirrje universiteteve të nisin disiplina dhe drejtime të reja që përputhen me prioritetet e zhvillimit rajonal, përparimet teknologjike dhe qëllimet strategjike kombëtare. Programet me norma të ulëta punësimi do të marrin "kartona paralajmëruese të kuqe ose të verdhë", duke sinjalizuar nevojën për përditësime ose ndryshime për të adresuar kërkesat në ndryshim të tregut të punës. Ministria inkurajoi shkollat të organizojnë panaire të vogla e të specializuara pune, të përshtatura për industri dhe rajone të ndryshme.

Udhëzuesi këshillonte gjithashtu përfshirjen e edukimit për karrierë në të gjithë programet universitare, duke ofruar konkurse për planifikimin e karrierës, praktika dhe burime të tjera përgatitore. Për të nxitur punësimin, qeveria do të ofrojë stimuj për kompanitë për të rritur rekrutimin dhe për të promovuar opsione fleksibël punësimi për të diplomuarit.

Në një përpjekje për të siguruar praktika të drejta punësimi, udhëzimi ndalon praktikat diskriminuese të rekrutimit bazuar në sfondin universitar, gjininë ose qytetin e lindjes. Për më tepër, frazat si "vetëm të diplomuarit e universitetit të projektit 985 dhe 211" tani janë të ndaluara në listat e vendeve të punës.

Projektet "985" dhe "211" janë dy iniciativa të qeverisë për të nxitur universitetet më të mira, me synimin për të rritur cilësinë dhe reputacionin e arsimit të lartë në Kinë. Termat "985" dhe "211" universitete përdoren ende zakonisht për t'iu referuar këtyre shkollave prestigjioze dhe punëdhënësit shpesh i japin përparësi punësimit të punëtorëve që janë diplomuar prej tyre.

Foto nga VCG

Të diplomuarit e Universitetit Tsinghua, Pekin, qershor 2024/VCG

Ministria e Arsimit do të presë evente rekrutimi posaçërisht për sektorin e arsimit, si në internet ashtu edhe personalisht, duke synuar të gjenerojë më shumë se 180,000 mundësi punësimi për klasën e vitit 2025.

Autor i artikullit  Xu Nuo

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree