Më 18 nëntor paradite, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në mbledhjen e fazës së dytë të Samitit të G20-s në Rio-de-Zhanejro, ku përmbajti një fjalim me titull ""Të ndërtojmë një botë të drejtë me zhvillim të përbashkët".
Xi Jinping tha:"Kam punuar në fshatra, konte, qytete, provinca dhe në qeverinë qendrore në Kinë dhe zbutja e varfërisë është një pjesë e rëndësishme e punës sime dhe një çështje madhore që jam i vendosur ta realizoj."

CMG
Xi theksoi se procesi i zbutjes së varfërisë në Kinë tregon se problemi i varfërisë në vendet në zhvillim mund të zgjidhet me frymën e qëndresës, këmbënguljes e përpjekjeve. Zogjtë e dobët mund të fluturojnë së pari dhe të fluturojnë lart. Kina mund të ketë sukses, dhe vendet e tjera në zhvillim gjithashtu mund të kenë sukses. Kjo është rëndësia botërore e fitores së Kinës në betejën kundër varfërisë.
