Ministri i Jashtëm Wang Yi u takua me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Lavrov në Rio de Zhaneiro më 18 nëntor.
Wang Yi tha se ky vit shënon 75 vjetorin e e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Rusisë. Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të forcuar më tej koordinimin dhe ankorimin, për të promovuar koordinimin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi, për të rinovuar vazhdimisht vitalitetin e ri dhe kontributet e duhura për zhvillimin e çdo vendi, si edhe reformën e qeverisjes globale.
Foto nga CMG
Wang Yi tha se Kina dhe Rusia duhet të punojnë me partnerët e BRICS për të zbatuar rezultatet e Samitit të BRICS në Kazan, për ta bërë mekanizmin BRICS më të madh dhe më të fortë, për të rritur ndikimin e Jugut global dhe për të luajtur një rol më të madh në një botë shumëpolare.
Kina ka marrë kryesimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ajo është e gatshme të punojë ngushtë me Rusinë për të promovuar SCO, për të arritur një zhvillim më të madh dhe një nivel të ri.
Viti i ardhshëm shënon 80 vjetorin e fitores së Luftës Antifashiste Botërore. Kina dhe Rusia do të organizojnë së bashku aktivitete përkujtimore, me qëllimin për të mbrojtur me vendosmëri fitoret e Luftës së Dytë Botërore, drejtësinë ndërkombëtare dhe për të mësuarë nga historia, që të jenë të hapur ndaj të ardhmes.
Lavrov tha se marrëdhëniet Rusi-Kinë janë në një nivel të lartë të paprecedentë. Dy vendet kanë respektuar gjithmonë parimet e barazisë, përfitimit të ndërsjellë dhe të favorshëm, gjë që është në interes të dy popujve dhe është mbështetur edhe nga vendet e Jugut global.
Kombet e Bashkuara janë rezultati më i rëndësishëm i fitores në Luftën e Dytë Botërore, ndaj përkujtimi i 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara përbën një rëndësi të madhe.
Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime për krizën në Ukrainë dhe situatën në Gadishullin Korean.