BE do të diskutojnë planin për ndalimin e bisedimeve politike në Izrael
2024-11-19 15:59:30

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet të propozojë pezullimin e dialogut politik me Izraelin për luftën e tij në Rripin e Gazës në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së  në Bruksel.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Masa vjen pas një viti thirrjesh të padëgjuara nga autoritetet izraelite në lidhje me respektimin e ligjit ndërkombëtar në luftën e Gazës”, shkroi Borrell në një deklaratë përpara takimit.

Përveç kësaj, Borrell kërkon që të ndalohet importi i produkteve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha në tetor se donte të drejtonte një debat mbi sjelljen e Izraelit në konfliktet në Gazë dhe Liban në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm.

Nisma në lidhje me Izraelin mund të jetë lëvizja e fundit e madhe diplomatike e Borrell përpara se të largohet nga zyra e përfaqësuesit të jashtëm të BE-së.