Foto nga VCG
Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur të hënë në pralament lidhur me projektbuxhetin e vitit 2025, tha se shifrat flasin qartë se Shqipëria është më afër anëtarësimit në BE, njofton RTSH.
Foto nga VCG
"Shqipëria sot ka dalë mbi ujin e zhytur brenda shumë dekadash dhe sot është shumë afër ëndrrës së motshme europiane" tha kryeministri shqptar.
" Ne po e ngjisim Shqipërinë aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar europiane" shtoi ai. "Buxheti i ri është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse për Shqipërinë, pro edhe dritarja prej ku shihet qartë rruga drejt destinacionit historik dhe për këtë destinancion historik" u shpreh kryeministri Rama. Sipas tij "Shqiptarët pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më i miri historik për PS dhe më i drejti historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë”.