Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të hënën në Samitin e 19-të të G20-s në Rio-de-Zhanejro të Brazilit.
Xi Jinping-u tha në samit se G20-a duhet të përkrahë rolin më të madh të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit. "Ne duhet t'i përmbahemi parimit të 'moszgjerimit të fushëbetejës, mospërshkallëzimit të luftës dhe mosacarimit të konfliktit nga të gjitha palët' për të qetësuar krizën në Ukrainë dhe për të kërkuar një zgjidhje politike,” tha Xi.
Kina dhe Brazili, së bashku me vendet përkatëse të Jugut Global, krijuan së bashku grupin "Miqtë e Paqes" për krizën në Ukrainë, duke synuar të bashkojnë sa më shumë zëra të përkushtuar ndaj paqes. Më tej kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje që lufta në Gazë ka sjellë vuajtje të mëdha për banorët. Është e nevojshme të promovohet armëpushimi dhe përfundimi i luftës sa më shpejt midis të gjitha palëve dhe të sigurohet mbështetje për zbutjen e krizës humanitare rajonale dhe rindërtimin e pasluftës. Metoda thelbësore për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit është vënia në zbatim e "zgjidhjes së dy shteteve", rikthimi i të drejtave të ligjshme të kombit palestinez dhe krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, theksoi presidenti Xi Jinping.(Xu Guang)