Kuvendi i Shqipërisë shqyrton në parim projektbuxhetin 2025
2024-11-19 15:36:15

Kuvendi shqyrton projektbuxhetin (Foto ATSH)

Parlamenti shqiptar nisi të hënën seancën plenare ku në rend të ditës është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit 2025, shkruan ATSH. Ministria e Financave ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2025, sipas të cilit ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 % në vitin 2025.

Projektbuxheti për vitin 2025 përmbush dy objektiva themelorë, rritje ekonomike të qëndrueshme, duke krijuar punësim, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe konsolidim fiskal, me qëllim final uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë e fiskal në nivele pozitive.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB dhe krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, me rreth 40.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet Buxhetore, në projektbuxhetin e vitit 2025 janë parashikuar në nivelin 822.7 miliardë lekë me një rritje në vlerë absolute prej 51.4 miliardë lekë, krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2024.