Xi: Të nxitim marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Australi më të pjekura, më të qëndrueshme e më të frytshme
2024-11-19 04:42:50

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me kryeministrin australian Anthony Albanese në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s.

Xi vuri në dukje se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, marrëdhëniet kino-australiane kanë arritur njëfarë përparimi dhe kanë përjetuar disa zigzage, të cilat kanë dhënë shumë frymëzime. Tani marrëdhëniet Kinë-Australi kanë përjetuar një kthesë dhe kanë ruajtur prirjen e zhvillimit, duke sjellë përfitime konkrete për të dy popujt. Ky është rezultat i përafrimit e i punës së përbashkët të të dy palëve, dhe meriton të vlerësohet.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

"Unë jam i gatshëm të punoj me Ju për të promovuar marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Australi më të pjekura, më të qëndrueshme e më të frytshme dhe për të sjellë më shumë qëndrueshmëri e siguri në rajon dhe në botë,” i tha Xi kryeministrit australian.

Nga ana e tij, Anthony Albanese e falënderoi presidentin Xi dhe u shpreh se ndihet shumë i lumtur që takohet përsëri me të.  “Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë bërë përparim më inkurajues, rajoni ku jetojmë është në fazën më të shpejtë të zhvillimit në historinë njerëzore dhe ngritja e Kinës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë proces, duke përmirësuar cilësinë e jetës së qindra milionë njerëzve nëpërmjet zhvillimit ekonomik,” tha Albanese. (Xu Guang)