Presidenti i Kilit sjell librin e Xi Jinping-ut në vendin e takimit
2024-11-18 03:12:42
Të premten pasdite, në sallën e takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti i Kilit Gabriel Boric solli posaçërisht librin “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”.
Presidenti Boric i tha presidentit Xi: “Para vizitës në Peru, vizitova një ekspozitë ndërkombëtare librash në Santiago, ku gjendeshin veprat tuaja dhe veprat e shumë poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve kinezë. Kjo më bëri të lumtur. Zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dypalëshe përfiton jo vetëm nga shumë marrëveshje bashkëpunimi tonat, por edhe nga dialogu kulturor dhe shkëmbimet arsimore midis dy vendeve.”
Pas bisedimeve, presidenti Boric e ftoi presidentin Xi të shkruajë autografin e tij në librin“Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”.
Lajmet Kryesore