Rezidenca e Netanyahut sulmohet me bomba, ministri i Sigurisë: U kalua një tjetër vijë e kuqe
2024-11-18 10:10:15
Sulmohet rezidenca e Netanyahut (Foto Syri.net)
Dy bomba janë hedhur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin verior të Izraelit, Caesarea, njofton panorama.al.
Bëhet e ditur se në momentin e sulmit, as Netanyahu dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi.
Ndërsa policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar, shkruajnë mediat e huaja. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog e dënoi incidentin dhe tha se një hetim ishte duke u zhvilluar.
“Kjo i kalon të gjithë kufijtë. Hedhja e një bombe në shtëpinë e Benjamin Netanyahut kalon një vijë tjetër të kuqe”, tha ministri i Sigurisë Itamar Ben-Gvir në X.
Lajmet Kryesore