Kinë, shpallen fituesit e çmimeve “Gjeli i artë”
2024-11-18 18:20:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

21 fituesit e çmimeve të Festivalit të 37-të “Gjeli i artë”, duke përfshirë aktorin, aktoren, regjisorin dhe filmin më të mirë,  u shpallën të shtunën në mbrëmje në një ceremoni në Xiamen, provincën Fujian të Kinës lindore, njofton Xinhua.

Çmimi për filmin më të mirë artistik shkoi për "Neni 20", i cili përqendrohet rreth historisë se si prokurorët dhe njerëzit e zakonshëm mbrojnë së bashku drejtësinë sociale. Lei Jiayin fitoi çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në film.

Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Li Gengxi për interpretimin e saj në "Viva La Vida". Filmi tregon një histori prekëse mes një gruaje të re që ka nevojë për transplantim të veshkave dhe një të riu me sëmundje të trurit.

Chen Kaige fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për "Vullnetarët e luftës”, pjesa e parë e trilogjisë së luftës.

Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për "The Sinking of the Lisbon Maru" - një dokumentar mbi shpëtimin heroik të robërve të luftës britanike nga peshkatarët kinezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I nisur në vitin 1981, Festivali i Filmit “Gjeli i artë” është një ngjarje kombëtare e sponsorizuar nga Federata Kineze e Qarqeve Letrare dhe Artistike dhe Shoqata e Filmit të Kinës.