80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Spiropali: Shqipëria europiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste
2024-11-18 09:58:28
80 vjetori i çlirimit të Tiranës (Foto ATSH)
Në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendosi një kurorë dhe përshëndeti.
Ajo u shpreh se 17 nëntori i vitit 1944 ishte një akt i fitores së pritshme të koalicionit historik ndërkombëtar kundër nazifashizmit.
"Antifashizmi është një nga vlerat më të mëdha të qytetërimit evropian të së shkuarës së afërt dhe një nga garancitë më solemne të së ardhmes” tha Spiropali.
"Shqipëria europiane, të cilës i jemi përkushtuar me premtimin se për pak vjet do ta bëjmë pjestare të Bashkimit Europian, është padyshim, pjesë e këtij testamenti historik me rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, theksoi Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Lajmet Kryesore