Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
2024-11-18 11:03:51

foto: Shqiptarja.com


Ish-Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë drejt anëtarësimit në BE, shkruan rtsh.al.

 

I pyetur për rolin e Shqipërisë, gjatë një interviste dhënë për RTSH politikani shqiptar i Malit të Zi shprehet se “Rolin e Shqipërisë e shoh jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një frymë për të ndërtuar ura ndaj popujve të tjerë".

 

Sipas Abazoviç Shqipëria dhe Serbia, janë dy shtete që kanë në dorë stabilitetin në rajon.