Foto nga CMG
Pas një viti, vëmendjen e botës e ka tërhequr sërish takimi i krerëve të shtetit të Kinës dhe ShBA-së.
Të shtunën, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi në Lima të Perusë një takim me presidentin amerikan Joe Biden. Në rreth 1 orë e 45 minuta, të dy liderët zhvilluan komunikim të sinqertë, të thellë e konstruktiv mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare.
Kryetari Xi përmblodhi shtatë përvoja e frymëzime prej marrëdhënieve Kinë-SHBA gjatë katër vjetëve të kaluar, duke theksuar që Kina ngul këmbë në parimin e “katër mosndryshimeve”, duke qenë e gatshme të ruajë dialogun, të zgjerojë bashkëpunimin, të menaxhojë mosmarrëveshjet dhe të vazhdojë prirjen e stabilizimit të marrëdhënieve kino-amerikane. Ndërkohë, të dy palët nuk i mënjanojnë divergjencat mes tyre. Kryetari Xi ka shtjelluar thellësisht qëndrimet parimore të Kinës lidhur me çështjet e mëdha. Presidenti Biden ritheksoi premtimet politike se ShBA-ja nuk kërkon “Luftë të Ftohtë të re” ndaj Kinës, nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit” etj.
Takimi mes dy liderëve u krye në një periudhë kalimtare të administratës amerikane. Politika e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara është strategjike, koherente dhe shumë e përgjegjshme. Pala kineze shpreh sinqeritetin dhe gatishmërinë e saj për të punuar me presidentin Biden dhe pasardhësin e tij për të dhënë kontribut në ndërtimin e “ngrehinës” së marrëdhënieve Kinë-ShBA,thuhet në një koment të CMG-së.
Profesori i Universitetit të Punëve të Jashtme të Kinës, Li Haidong, analizoi që në një kohë të tillë kalimtare, pala kineze shpreson se administrata e presidentit Biden do të mbajë një politikë të qëndrueshme ndaj Kinës dhe se administrata e re amerikane do të kuptojë plotësisht parimet, propozimet dhe vijën fundore të Kinës në marrëdhëniet me ShBA-në, duke e nxitur atë të ndjekë një politikë racionale ndaj Kinës, për të siguruar që marrëdhëniet kino-amerikane të ecin përpara në një rrugë të qëndrueshme e të parashikueshme.
Gjatë katër vjetëve të fundit, marrëdhëniet kino-amerikane kanë kaluar luhatje, por qëndrueshmëria e përgjithshme është arritur. Të dyja palët kanë rivendosur e ngritur më shumë se 20 mekanizma komunikimi dhe kanë arritur rezultate pozitive në fushat e diplomacisë, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, ushtrisë, luftës kundër drogës dhe shkëmbimeve njerëzore. Për të ndërtuar mirë “ngrehinën” e marrëdhënieve Kinë-ShBA, pala kineze ka paraqitur një sërë propozimesh, duke theksuar që marrëdhëniet dypalëshe duhet të zbatojnë tre parimet kryesore të respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, duke u përpjekur të krijojnë “harqet”, “bazat” dhe “shtyllat” për këtë ngrehinë.
Këtë herë, kryetari Xi përmblodhi shtatë përvoja dhe frymëzime: të dy palët duhet të ketë një njohje të drejtë strategjike, të mbajnë premtimet, ta trajtojnë njëra-tjetrën me barazi, të mos sfidojnë vijat e kuqe e vijat fundore, të zhvillojnë dialog e bashkëpunim, t’u përgjigjen shpresave të popujve dhe të tregojnë përgjegjësitë e fuqive të mëdha. Këto janë përvojat e përmbledhura gjatë mbi 45 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që përfshijnë çështjet kyçe, si atë se si duhet ta shikojë ShBA-ja Kinën, si të zhvillohen shkëmbime të barabarta, si të menaxhohen mosmarrëveshjet dhe si të mbahen bashkërisht përgjegjësitë globale, duke qartësuar drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
A janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara "kundërshtare" apo "partnere"? Kjo çështje qëndron në themel të marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjatë 45 vjetëve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, pavarësisht se si ka ndryshuar situata ndërkombëtare, politika e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë e njëjtë: të dy vendet duhet të jenë partnere, jo rivale; duhet ta mbështesin e jo ta dëmtojnë njëra-tjetrën; duhet të kërkojnë bazën e përbashkët duke lënë mënjanë dallimet dhe të mos zhvillojnë konkurrencë të shfrenuar. Kështu ka thënë dhe kështu ka bërë Kina.
Këtë herë, Xi ka theksuar që objektivi i Kinës për zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm e të vazhdueshëm nuk ka ndryshuar, parimi i Kinës për respekt të ndërsjellë, bashkekzistencë paqësore, bashkëpunim e përfitime të përbashkëta nuk ka ndryshuar, qëndrimi i Kinës për ruajtjen e sovranitetit, sigurisë e interesave të zhvillimit nuk ka ndryshuar dhe dëshira e Kinës për vazhdimin e miqësisë tradicionale nuk ka ndryshuar. Këto “katër mosndryshime” kanë treguar përgjegjësinë e Kinës për ruajtjen e interesave thelbësore të të dy popujve dhe për paqen e zhvillimin e botës, duke pasqyruar përgjegjësinë e duhur të një vendi të madh.
Ndërsa, disa njerëz në ShBA kanë këmbëngulur me mentalitetin e Luftës së Ftohtë, duke e konsideruar gabimisht Kinën si "konkurrenten më të madhe strategjike" e duke promovuar “shkëputjen” dhe ndërtimin e "oborreve të vogla me mure të larta". Kjo ka bërë që marrëdhëniet Kinë-ShBA të bien në pikën më të ulët që nga vendosja e lidhjeve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Faktet kanë provuar herë pas here që paqja do të sjellë përfitime për të dyja palët, ndërsa konflikti do të sjellë dëme. Shtypja nga ShBA-ja ndaj Kinës nga i ashtuquajturi "statusi i fuqisë" nuk ka funksionuar aspak, por ka dëmtuar interesat e vetë ShBA-së dhe ka intensifikuar konfliktet dhe konfrontimet botërore. Kjo shërben si paralajmërim për ShBA-në që vetëm duke hequr dorë nga mendësia e lojës ku fituesi merr gjithçka dhe duke ndrequr njohjen e saj strategjike ndaj Kinës, mund të mbërthehet siç duhet "kopsa e parë" e marrëdhënieve Kinë-ShBA, thuhet në analizën e CMG-së.
Disa njerëz në ShBA kanë thënë që duhet të vendosen “shtylla mbrojtëse” në marrëdhëniet dypalëshe. Po cilat janë “shtyllat” dhe rrjeti më i rëndësishëm i sigurisë? Kryetari Xi e ka thënë qartë: “Parimi i ‘një Kine’ dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA janë baza politike për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato duhet të zbatohen me rigorozitet”; “Çështja e Tajvanit, demokracia dhe të drejtat e njeriut, sistemi e rruga dhe të drejta e zhvillimit janë katër vijat e kuqe që nuk mund të sfidohen”. Në të njëjtën kohë, Kina sqaroi qëndrimin e saj për çështjet konkrete mbi Tajvanin, ekonominë, tregtinë dhe teknologjinë, sigurinë kibernetike, Detin e Kinës Jugore, krizën e Ukrainës e Gadishullin Korean dhe i kërkoi qartë ShBA-së të respektojë të drejtat e zhvillimit të popullit kinez.
Foto nga CMG
Analistët vënë në dukje për CMG-në që këto deklarime nga Kina në fakt janë një paralajmërim ndaj ShBA-së, që nuk duhet t’i kërkojë njëanësisht Kinës të menaxhojë mosmarrëveshjet, por duhet ta trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë, duke respektuar interesat thelbësorë të Kinës. Nëse shkelet vija e kuqe dhe vija fundore e Kinës, “ngrehina” e marrëdhënieve Kinë-ShBA do të lëkundet.
Si marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-ShBA ka një ndikim në të ardhmen dhe fatin e njerëzimit, vijon komenti i CMG-së. Të dy liderët kanë një shkallë të lartë konsensusi në këtë drejtim. Gjatë takimit, ata konfirmuan nevojën për të trajtuar rreziqet e sistemeve të inteligjencës artificiale, konfirmuan nevojën për të mbajtur kontrollin njerëzor mbi përdorimin e armëve bërthamore dhe theksuan nevojën që të zhvillohet teknologjia inteligjente në fushën ushtarake në një mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme. Të gjitha këto tregojnë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e paqes botërore e nxitjen e zhvillimit të përbashkët, dhe duhet t’i sjellin siguri e energji pozitive botës së tanishme të trazuar.
Foto nga VCG
"Toka është mjaft e madhe që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të zhvillohen dhe të lulëzojnë së bashku." Nën drejtimin strategjik të dy liderëve të shtetit, përparimi në marrëdhëniet Kinë-SHBA nuk është arritur lehtë dhe ia vlen të çmohet nga të dy palët së bashku. Në më shumë se dy muaj, Shtetet e Bashkuara do të kenë një administratë të re. “Shpresojmë që të dy palët të mbështesin parimet e respektit reciprok, bashkekzistencës paqësore e bashkëpunimit me përfitim të përbashkët dhe të udhëhiqen nga shtatë përvojat e frymëzimet e paraqitura nga kryetari Xi, në mënyrë që të arrihet një kalim i qetë në marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe të dy palët të shtrojnë udhën për një bashkëjetesë korrekte mes tyre në epokën e re, në të mirë të të dy vendeve, si edhe të mbarë botës,” e mbyll CMG-ja komentin e saj. (Jiang Lei)