Xi: Të ruajmë dialogun, të zgjerojmë bashkëpunimin, të menaxhojmë mosmarrëveshjet e të përpiqemi për kalim të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA
2024-11-18 00:38:58

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të shtunën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Lima të Perusë me presidentin amerikan Joe Biden.

 

Xi shprehu kënaqësinë që takohej sërish me presidentin Biden.

 

“Gjatë 4 vjetëve të fundit, marrëdhëniet Kinë-ShBA kanë pasur luhatje, por nën drejtimin tonë, të dy vendet kanë zhvilluar dialog e bashkëpunim efektiv dhe kanë arritur qëndrueshmëri në përgjithësi,” i tha Xi homologut amerikan.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Në ShBA sapo janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale. Objektivi i Kinës për zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm e të vazhdueshëm nuk ka ndryshuar, parimi i Kinës për respekt të ndërsjellë, bashkekzistencë paqësore, bashkëpunim e përfitime të përbashkëta nuk ka ndryshuar, qëndrimi i Kinës për ruajtjen e sovranitetit, sigurisë e interesave të zhvillimit nuk ka ndryshuar dhe dëshira e Kinës për vazhdimin e miqësisë tradicionale nuk ka ndryshuar. Kina është e gatshme që, bashkë me qeverinë amerikane, të vazhdojnë dialogun, të zgjerojnë bashkëpunimin, të menaxhojnë mosmarrëveshjet e të përpiqen për kalimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA, duke u sjellë përfitime të dy popujve.

 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Biden, nga ana e tij, e falënderoi presidentin Xi dhe shprehu kënaqësinë që takohej me të. “Ne mund të ruajmë gjithmonë dialogun e sinqertë dhe të drejtë, çka mund të parandalojë gjykimet e gabuara. Besoj që konkurrimi mes ShBA-së dhe Kinës nuk do të shndërrohet në konflikt. Është konkurrim dhe jo konflikt. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj popujve tanë, dhe, siç thatë, është edhe përgjegjësi ndaj popujve të botës. Marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhëniet më të rëndësishme të botës,” theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

(Jiang Lei)