方案---[fāng àn]---Projekt
Kina është e gatshme të punojë me palë të ndryshme gjatë organizimit të Takimit në vitin 2026, për thellimin e bashkëpunimin rajonal, për t'i sjellë përfitime popujve të Azi-Paqësorit.
Presidenti kinez Xi Jinping mban fjalim në Takimin e 31-të Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut, Lima, Peru, 16 nëntor 2024/Xinhua
Kështu u shpreh Presidenti i Kinës Xi Jinping, në Takimin e 31-të Jozyrtar të Liderëve të APEK më 16 nëntor, sipas kohës lokale. Pas 12 vitesh, Kina bëhet sërish vendi organizor i këtij eventi rajonal, gjë që tregon vullnetin dhe angazhimin për të kontribuuar në zhvillimin e rajonit.
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, bota aktualisht ka hyrë në një periudhë të re luhatjesh dhe ndryshimesh dramatike. Rritja ekonomike globale është e ngadaltë. Zërat për unilateralizëm dhe proteksionizëm janë në rritje e sipër. Ndërkohë globalizimi ekonomik po përballet me erëra të kundërta.
Sipas Raportit të Hapjes Botërore 2024, treguesi i hapjes botërore në vitin 2023 ra me 5.43%, krahasuar me vitin 2008. Ndërkohë, raundi i ri i revolucionit tekniko-shkencor dhe transformimi industrial po zhvillohen më thellësisht, duke përmbledhur një vrull të fortë për përshpejtimin e globalizimit ekonomik.
Azi-Paqësori, si një rajon me gjallëri në rritjen ekonomike, gjatë dekadave të fundit është mbështetur tek një mjedis rajonal paqësor dhe i qëndrueshëm. Ai i është përmbajtur multilateralizmit të vërtetë dhe rajonalizmit të hapur, duke krijuar "mrekullinë e Azi-Paqësorit". Por, përballë një bote plot mundësira dhe sfida, si mund të realizohet një tjetër "tridhjetëvjeçar i artë" për zhvillimin e Azi-Paqësorit?
"Ndërtimi i një bashkëpunimi të hapur dhe gjithëpërfshirës në Azi-Paqësor", "kultivimi i forcave të rritjes së gjelbër dhe inovative" dhe "këmbëngulja në konceptin e zhvillimit gjithëpërfshirës" – janë tre sugjerimet e paraqitura nga Presidenti Xi, gjatë pjesëmarrjes në takim.
Liderë pjesëmarrës në Takimin dalin bashkë në fotografi, Lima, Peru, 16 nëntor 2024/Xinhua
Hapja dhe gjithëpërfshirja janë karakteristika të spikatura të rajonit të Azi-Paqësorit. Në takimin e zhvilluar dhjetë vjet më parë në Pekin, u mor vendimi historik për të nisur krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë në Azi-Paqësor. Ndërkohë miratimi i dokumentit të ri udhëzues për ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë në Azi-Paqësor, u konsiderua si një ndër arritjet kryesore të këtij takimi. Lidhur me këtë, analistët theksuan se kjo pasqyron përpjekjet dhe vendosmërinë e Azi-Paqësorit për të promovuar liberalizimin e tregtisë.
Ndarja e fryteve të zhvillimit nga sa më shumë ekonomi dhe njerëz, është ajo çfarë nënkupton “zhvillimi gjithëpërfshirës” i propozuar nga Presidenti i Kinës.
Kina i është përmbajtur gjithmonë konceptit të zhvillimit, i cili vendos njerëzit në qendër. Kësaj herë Kina deklaroi se do të promovojë nisma si rritja e të ardhurave të banorëve, apo nxitja e zhvillimit kolektiv të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo do të rrisë mirëqenien e banorëve të rajonit. Gjithashtu do të forcojë drejtësinë sociale dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë së Azi-Paqësorit.
E gjelbra dhe digjitalja janë markat e reja të Azi-Paqësorit. Gjatë takimit Presidenti kinez propozoi kërkimin e forcave prodhuese nga inovacioni teknologjik, aktivizimin e një roli më të plotë të teknologjive të reja si inteligjenca artificiale, për të shtuar një shtysë të fortë në ekonominë botërore dhe një raund të ri revolucioni tekniko-shkencor.
Vlen të përmendet se Kina njoftoi publikimin e "Iniciativës Globale për Bashkëpunimin e Lëvizjes Ndërkufitare të të Dhënave". Kjo nismë ka një rëndësi të madhe dhe përbën një garanci bazë për përshpejtimin e bashkëpunimit ekonomik digjital midis Kinës dhe vendeve të tjera. Ajo pasqyron qëndrimin dhe mendjen e hapur të Kinës në zhvillimin e ekonomisë digjitale.
Foto nga VCG
Si një anëtare e rëndësishme e rajonit, zhvillimi i Kinës është i pandashëm nga Azi-Paqësori, ndaj do të sjellë përfitime edhe për rajonin. Presidenti Xi bëri të qartë se Kina do të thellojë reformat në mënyrë të gjithanshme, do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë, do të ndjekë në mënyrë të palëkundur rrugën e zhvillimit të gjelbër dhe do të ndërtojë një sistem të ri ekonomik, me nivel më të lartë hapjeje. Me një fjalë, zhvillimi i Kinës do të favorizojë zhvillimin e Azi-Paqësorit, duke shtuar një forcë të re nxitëse në rritjen ekonomike globale.
"Porti i të gjithëve, Porti për të gjithë" – ky është slogani i Portit Çankai, i cili sapo nisi funksionimin në Peru. “Kjo pasqyron domethënien e bashkëpunimit të hapur të Azi-Paqësorit dhe të promovimit të globalizimit ekonomik, që është për të gjithë”, përfundon komenti i Grupit Mediatik të Kinës.