Mbahet në Kinën lindore Samiti Botëror i Shkencëtarëve të Rinj
2024-11-18 13:00:45

Foto nga Xinhua

800 shkencëtarë nga 71 vende dhe 63 organizata ndërkombëtare të teknologjisë shkencore, morën pjesë në Samitin Botëror të Shkencëtarëve të Rinj - WYSS 2024, në Wenzhou të Zhejiangut në Kinën lindore, nga 15 deri më 17 nëntor. 

Duke iu drejtuar seancës plenare, Wan Gang, President i Shoqatës Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë (CAST), tha se vala e informatizimit, digjitalizimit dhe inteligjencës përshpejtojnë ndryshimet e thella në paradigmën e kërkimit. Kjo i ndihmon të rinjtë të fitojnë njohuri dhe informacion më të gjerë, më të thellë dhe më lehtësisht, duke ndihmuar shkencëtarët e rinj të arrijnë përparime të mëdha, teksa qëndrojnë mbi supet e gjigantëve. 

Tshilidzi Marwala, Nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Rektor i Universitetit të OKB, tha se shkencëtarët e rinj luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e shkencës, krijimin e ekosistemeve rajonale të inovacionit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të shëndetit apo pabarazisë. 

Katër shkencëtarë të rinj nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Kina fituan Çmimin e dytë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Shkencëtarëve të Rinj. 

WYSS sponsorizohet bashkërisht nga CAST dhe qeveria provinciale Zhejiang. Që nga inaugurimi në 2019, samiti ka krijuar një platformë të hapur për shkencëtarët nga më shumë se 100 vende, duke ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me 200 organizata dhe universitete ndërkombëtare të teknologjisë shkencore.