Foto nga VCG
Anëtarët e G7-ës, grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, e siguruan Ukrainën për “mbështetje të palëkundur”, teksa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, që po i afrohet ditës së 1.000, shkruan rtsh.al.
Rusia “është penguesja e vetme e paqes së drejtë dhe afatgjatë”, thanë udhëheqësit e G7-ës përmes një deklarate të përbashkët më 16 nëntor. Ata thanë se shtetet e tyre do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Deklarata u publikua nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shteti i së cilës udhëheq këtë vit G7-ën.
Përveç Italisë, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia dhe Gjermania. Në deklaratën e G7-ës u përmend edhe vuajtjet e mëdha që ka përjetuar populli ukrainas, por po ashtu u tha se ata janë të vendosur që të mbrojnë shtetin dhe kulturën e tyre.