Ndahen çmimet e Panairit të Librit, Enkel Demi shpallet autori më i mirë i vitit
2024-11-18 11:05:24
foto: ATSH
Në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e Panairit të Librit "Tirana 2024" për veprat më të mira letrare.
Në edicionin e 27-të të këtij panairi, çmimi “Shkrimtari më i mirë i vitit 2024” iu dha Enkel Demit, i cili përdor pseudonimin letrar Tom Kuka, për romanin “I rënë nga qielli”.
Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”. Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.
Panairi i Librit organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Motoja e këtij viti e panairit është: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.
Lajmet Kryesore