Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e 19-të të G20-s dhe vizitës shtetërore në Brazil me ftesën e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, të dielën nisi në mediet braziliane transmetimi i sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në gjuhën portugeze, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare Mediatike, Grupin Mediatik “Bandeirantes”, Televizionin SBT, Grupin Mediatik “Box”, Televizionin e Ri të Verilindjes etj.
Sezoni i tretë i dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në versionin e gjuhës portugeze fokusohet në tema të tilla si bashkësia e fateve të përbashkëta të njerëzimit, trashëgimia dhe inovacioni kulturor, mbrojtja e biodiversitetit dhe shkëmbimet mes qytetërimeve etj. Nëpërmjet përzgjedhjes së citimeve të veprave klasike kineze në fjalimet, artikujt dhe bisedat e presidentit Xi Jinping, dokumentari shfaq themelet kulturore të modernizimit kinez.
Që nga e diela, gazeta me tirazhin dhe ndikimin më të madh në Brazil, “Folha de S.Paulo”, do të njoftojë për dy ditë me radhë për transmetimin e dokumentarit. Në artikull thuhet se, me tregimin e citimeve dhe kulturës kineze, dokumentari “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” sqaron mendimet e Kinës për respektimin e shumëllojshmërisë së qytetërimeve botërore, duke pasqyruar kontributin e Kinës për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të njerëzimit.
Që nga 19 nëntori, video promocionale e sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në gjuhën portugeze do të transmetohet me vijim në ekran të madh jashtë dhomës në ndërtesa kryesore të kryeqytetit Brazilia dhe përgjatë rrugëve nga aeroporti ndërkombëtar i Brazilias në qendrën e qytetit.