Alzhajmeri (Foto Atsh)
Rregullatori Europian i Barnave miratoi ilaçin kundër Alzhajmerit, Lecanemab, i cili, nëse administrohet në një fazë të hershme, mund të ngadalësojë sëmundjen.
Komiteti i EMA-s për Barnat për Përdorim Njerëzor ka rekomanduar miratimin e ilaçit për trajtimin e pacientëve të rritur me një diagnozë klinike të dëmtimit të lehtë kognitiv dhe demencës së lehtë për shkak të sëmundjes Alzheimer.
Miratimi vjen pas një analize të re të të dhënave mbi ilaçin nga EMA, që verën e kaluar kishte miratuar një opinion negativ, shkruan “ATSH”.
Tani i takon Komisionit Europian të japë miratimin përfundimtar për përdorimin e ilaçit, i cili duhet të arrijë brenda disa muajsh.
“Lajmi i miratimit hap një histori të re për trajtimin e pacientëve me Alzhajmer, sidomos për ata që janë në fazat fillestare për të cilat mund të krahasohet përparimi i sëmundjes”,- deklaruan Alessandro Padovani, president i Shoqatës Italiane të Neurologjisë dhe Marco Bozzali, president i Shoqatës Italiane për Studimin e Demencës, citojnë mediet italiane.
Por, sipas ekspertëve, jo të gjithë të sëmurët do të mund të përfitojnë nga ky trajtim.