Foto nga Xinhua
Të shtunën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Lima të Perusë me presidentin amerikan Joe Biden.
Foto nga Xinhua
Xi vuri në dukje që procesi i zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane ka dëshmuar përvojën e 45 vjetëve qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-ShBA. Nëse të dy vendet janë partnerë e miq, kërkojnë të përbashkëtat dhe lënë mënjanë dallimet, duke mbështetur njëri-tjetrin, marrëdhëniet Kinë-ShBA mund të kenë zhvillim të vazhdueshëm. Por nëse të dy vendet e trajtojnë njëri-tjetrin si kundërshtar ose armik, bëjnë konkurrencë të ashpër dhe e dëmtojnë njëri-tjetrin, atëherë marrëdhëniet mes tyre përballen me zigzage, madje ecin mbrapsht.
“Unë jam gjithmonë i mendimit që, si marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe, zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane ka lidhje me fatin e të dy popujve, si edhe të njerëzimit. Kina dhe ShBA-ja duhet të nisen nga mirëqenia e të dy popujve dhe interesat e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, të bëjnë zgjedhje të drejtë, të vazhdojnë të eksplorojnë rrugën e duhur për të dy palët dhe të realizojnë bashkekzistencën paqësore afatgjatë të Kinës dhe ShBA-së në këtë planet,” theksoi kreu i shtetit kinez. (Jiang Lei)