Putin: Marrëveshja për fundin e konfliktit në Ukrainë në bazë të realiteteve të reja territoriale
2024-11-17 13:35:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një marrëveshje e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet të bazohet në realitete të reja territoriale, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, bën të ditur agjencia ruse e lajmeve “TASS”, cituar nga “RTSH”.

Putin tha se Rusia është e hapur për bisedime për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë bazuar në propozimet që u njoftuan në Ministrinë e Jashtme në qershor.

Kushtet përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga republikat popullore Donetsk dhe Lugansk, rajonet Zaporozhye dhe Kherson, angazhimin e Ukrainës për të miratuar një status të paangazhuar, demilitarizimin e vendit dhe heqjen e të gjitha sanksioneve perëndimore.