AMI: 248 miliardë lekë për mbrojtjen sociale në pr.buxhetin 2025
2024-11-17 17:11:13

Mbrojtja sociale (Foto Shtetiweb)

Mbrojtja sociale (Foto Shtetiweb)

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se në vitin 2025, përmes pr/buxhetit të parashikuar nga qeveria, garantohen për mbrojtjen sociale mbi 248 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më shumë se në buxhetin e rishikuar të 2024-s, shkruan “ATSH”.

Përmes shpenzimeve që zënë rreth 9.5% të PBB-së, pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për personat me aftësi të kufizuara, strehimin social, mbështetjen për skemat e pensioneve, si dhe për bonusin e bebes.

Përmes mbështetjes së politikave prioritare në mbrojtjen sociale do të jenë rreth 62.000 përfitues nga skema e ndihmës ekonomike, 164.000 përfitues si persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë të tyre, si dhe 8500 gra të papuna me 3 aро më shumë fëmijë deri në 18 vjeç që mbështeten me kontribute shoqërore.

Gjithashtu vihen në dispozicion 745 milionë lekë për strehimin social.

Do të jenë 780 mijë përfitues për skemat mbështetëse të pensioneve si dhe 33.000 fëmiijë përfitues nga bonusi i bebes.

Në krahasim me vitet e shkuara, pr.buxheti 2025 planifikon 248.1 miliardë lekë për mbrojtjen sociale. Kjo shifër në vitin 2024 ishte 238.03 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2013 ishte 122.9 miliardë lekë.