OSBE: Duhet bërë transparencë për përdorimin e kriptomonedhave
2024-11-17 13:28:37

Kriptomonedhat (Foto Atsh)

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” zhvilloi tryezën publike me temë “Parandalimi i pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional”.

Johans Kepi, këshilltar rinor për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, deklaroi se duhet bërë më shumë transparencë për kriptomonedhat, citon “ATSH”.

“Jetojmë në një kohë dixhitale dhe besoj se duhet transparencë nga autoritetet përkatëse për mos ta bërë kriptovalurën pjesë të korrupsionit. Nevojitet një tranzicion sa më i pastër për kriptot e përdorura nga të rinjtë dhe bizneset”,- tha Kepi.

Sipas tij, jo gjithmonë kriptovaluta përdoret për korrupsion, por duhet bërë transparenca e duhur për të parë se si ky fenomen i ri duhet kërkuar.