Foto nga VCG
Ministria e Tregtisë bëri të ditur se në 10 muajt e parë të vitit, në Kinë, u krijuan 46.893 firma të reja me investime të huaja, një rritje prej 11.8 për qind në baza vjetore.
Gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja direkte (IHD) në vend në përdorim aktual arritën në 693.21 miliardë juanë (rreth 96.29 miliardë dollarë amerikanë), 29.8 për qind më pak nga një vit më parë, citon “Xinhua” të dhënat e ministrisë.
Foto nga VCG
Sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë tërhoqi 80.18 miliardë juanë, ose 11.6 për qind të fluksit total të investimeve të huaja direkte, me një rritje prej 0.7 pikë përqindje nga e njëjta periudhë e vitit 2023.
Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte në prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe instrumenteve shënuan rritje prej 61.7 për qind, ndërsa flukset hyrëse në prodhimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të zyrës u rritën me 48.8 për qind në këtë periudhë.
Foto nga VCG
Për sa i përket vendeve burimore, investimet e huaja direkte nga Gjermania dhe Australia janë rritur përkatësisht me 7.5 për qind dhe 6 për qind në baza vjetore, tregojnë të dhënat nga ministria.