Kina do të modifikojë ose anulojë uljen e taksave të eksportit për produkte të ndryshme
2024-11-17 17:20:30

Foto nga VCG
Kina njoftoi se do të ndryshojë taksimin e eksportit për një sërë produktesh, masë që do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori.
Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Financave dhe Administrata Shtetërore e Tatimeve, cituar nga “Xinhua”, thuhet se do të anulohen uljet e taksave të eksportit për aluminin, bakrin dhe vajrat e yndyrnat shtazore, bimore apo mikrobike të modifikuara kimikisht.
Ndërsa, taksa e eksportit për disa produkte të naftës të rafinuar, produkte fotovoltaike, bateri dhe disa produkte minerale jometalike do të ulet nga 13 për qind në 9 për qind.
Lajmet Kryesore
