OKB: E pamundur të dërgohen ndihma humanitare në veri të Gazës
2024-11-17 14:05:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dërgimi i ndihmave në veri të Gazës është bërë shumë e vështirë, gati pothuajse e pamundur, për shkak të rrethimit të enklavës nga ushtarët izraelit, deklaroi Jens Lerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, shkruan “RTSH”.

Izraeli ka bërë të ditur se po punon për të ndihmuar në plotësimin e nevojave humanitare në Gaza.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Nga perspektiva jonë, të gjithë treguesit që mund të mendoni për përgjigjen humanitare, të gjithë po shkojnë në drejtimin e gabuar”,- tha Lerke, në përgjigje të një pyetje të bërë në një konferencë shtypi në Gjenevë nëse aksesi humanitar është përmirësuar.

“Qasja është në një pikë të ulët. Kaosi, vuajtja, dëshpërimi, vdekja, shkatërrimi, shpërngulja janë në një pikë të lartë”,- theksoi ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lerke shprehu shqetësimin për veriun e Gazës, ku banorët janë urdhëruar të shkojnë në jug ndërsa pushtimi nga forcat izraelite po vazhdon.

Sipas Izraelit, operacionet e tij në këtë zonë kanë për qëllim parandalimin e rigrupimit të luftëtarëve të Hamasit.