Zhvillohet ceremonia e premierës së dokumentarit të CMG-së "Nga Muri i Madh deri në Machu Picchu" dhe e nisjes së faqes në gjuhën "Quechua" në media sociale
2024-11-16 17:42:50

Të premten, u zhvillua në Lima të Perusë ceremonia e premierës së dokumentarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) "Nga Muri i Madh deri në Machu Picchu" dhe e nisjes së faqes në gjuhën "Quechua" në media sociale. Në ceremoninë morën pjesë Drejtori i CMG-së Shen Haixiong, kryetari i provincës Cuzco të Peru-së Calvo etj.

Drejtori Shen Haixiong u shpreh se miqësia e thellë midis Kinës dhe Perusë bazohet në qytetërimet e lashta, historinë dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta. Vitin e kaluar ekspozita globale e CMG-së “Udhëtim nëpër qytetërimet” në Peru u mirëprit nga populli peruan, tani do të transmetohet dokumentari “Nga Muri i Madh deri në Machu Picchu”. Këto aktivitete do ta ndihmojnë popullin peruan ta njohë thellë Kinën.

Shen Haixiong shtoi se Presidenti Xi Jinping ka thënë: “Gjuha është një çelës për njohjen e një vendi”. Ai shpreson se nisja e faqes në gjuhën “Quechua” të CGTN-it të CMG-së në media sociale do të përhapë informacionet e zhvillimit ekonomik e shoqëror global e kinez dhe magjinë e kulturës tradicionale dhe moderne ndër folësit e gjuhës “Quechua”.

Nga ana e tij, kryetari i provincës Cuzco të Peru-së Calvo u shpreh se dokumentari “Nga Muri i Madh deri në Machu Picchu” shfaqi historinë dhe kulturën e lashtë të Kinës dhe të Peru-së duke i lidhur trashëgimitë e shkëlqyera kulturore të të dyja vendeve. Shikuesit mund të ndiejnë përpjekjet e dy popujve për mbrojtjen dhe trashëgiminë e qytetërimeve. Ky do të luajë një rol të rëndësishëm për shtimin e njohjes, të besimit të ndërsjellë dhe miqësisë midis popujve të dy vendeve.

Kryetari Calvo e falënderoi gjithashtu CMG për mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës së lashtë “Quechua” dhe shpresoi të forcohet bashkëpunimi mes provincës Cuzco dhe CMG-së.

Dokumentari “Nga Muri i Madh deri në Machu Picchu” prodhohet bashkërisht nga CGTN-i i CMG-së dhe Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Turizmit e Perusë dhe Grupi Kombëtar i Radio-Televizionit të Peru-së, i cili shfaq magjinë e qytetërimeve kineze dhe peruane.

Dokumentari do të transmetohet të shtunën në mbrëmje sipas orës lokale në Televizionin Kombëtar të Radio-Televizionit të Perusë dhe të dielën paradite sipas orës së Pekinit në CGTN dhe në APP të CMG-së në 7 gjuhë.

“Quechua” është gjuha e 81-të e transmetimit jashtë vendit të CMG-së. Kjo gjuhë përdoret në vende të Amerikës Jugore duke përfshirë Peru, Ekuador, Bolivia etj. Në vitin 1975,“Quechua” u përcaktua nga qeveria peruane një nga gjuhët zyrtare të vendit.

Provinca Cuzco gjendet në jug të Perusë, ku mbeten shumë rrënoja të perandorisë së Inkave.

Kryeqendra e provincës, qyteti Cuzco ishte kryeqyteti i perandorisë. Në vitin 1983, qyteti i lashtë Cuzco u pranua në listën e trashëgimive botërore të UNESKO-së. (Fani)