Lima: Xi Jinping zhvillon një takim me Kryeministren e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra
2024-11-16 00:37:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 15 nëntor, sipas kohës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me Kryeministren e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra, gjatë Takimit Jozyrtar të Liderëve të APEK në Lima.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e gatshme të punojë me Tajlandën për të çuar përpara miqësinë tradicionale midis dy vendeve, gjithashtu për të forcuar integrimin e strategjive të zhvillimit, për të thelluar shkëmbimin e përvojës në qeverisjen e shtetit, për të promovuar bashkëpunimet me përfitime reciproke në fusha të ndryshme, për të ndihmuar modernizimin e secilit, duke nxitur ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët Kinë-Tajlandë. 

Të dy palët duhet të përshpejtojnë ndërtimin e hekurudhës Kinë-Tajlandë, të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të reja si energjia e re, ekonomia digjitale dhe inteligjenca artificiale, të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat kulturore, arsimore, rinore dhe të organizojnë aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të thellohet miqësia Kinë-Tajlandë për brezat e ardhshme. 

Kina është e gatshme të forcojë koordinimin dhe komunikimin me Tajlandën brenda mekanizmave shumëpalëshe si Lancang-Mekong, ASEAN, BRICS dhe APEC, të ruajë bashkimin dhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të ASEAN-it dhe atyre të rajonit, duke dhënë kontribute për paqen, qëndrueshmërinë, dhe zhvillimin rajonal.

Ndërsa, Paetongtarn Shinawatra u shpreh se bota dhe rajoni ndodhen në luhatje. Seria e nismave globale të propozuara nga Kina janë strategjikisht largpamëse dhe ndihmojnë në nxitjen e forcimit të bashkimit dhe bashkëpunimit në komunitetin ndërkombëtar. 

Kina është miku dhe partneri i mirë i Tajlandës. Tajlanda admiron arritjet e mëdha të Kinës në zbutjen e varfërisë dhe në fusha të tjera. Ajo dëshiron të mësojë nga përvoja e zhvillimit të suksesshëm të Kinës, të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin në Hekurudhën Tajlandë-Kinë dhe projekte të tjera brenda nismës "Një brez, një rrugë", të intensifikojë shkëmbimet kulturoro-njerëzore dhe të thellojë miqësinë tradicionale. “Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin me Kinën brenda kornizave shumëpalëshe si APEC dhe të ruajmë së bashku sistemin e tregtisë së lirë”, theksoi figura nr.1 e qeverisë tajlandeze.