Foto nga VCG
Rusia kreu një sulm masiv ajror në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë dy fëmijë.
Kryebashkiaku i Odesës tha se nga një sulm i kombinuar me dronë e raketa në qytetin e Detit të Zi u dëmtuan ndërtesat e banimit, sistemin e ngrohjes, kishat dhe institucionet arsimore, citon “RTSH”.
Dëmtimi i tubacionit kryesor të ngrohjes la dhjetëra mijëra banorë në të ftohtë, ndërsa temperaturat janë në rënie.
Sipas tij, më shumë se 40 mijë persona dhe institucione arsimore dhe sociale janë pa ngrohje.
Rusia kohët e fundit ka shtuar sulmet ajrore në Ukrainën jugore, duke dëmtuar anijet civile dhe objektet portuale në rajonin e Odesës, ndërsa Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe energjetike ruse.
Forcat ajrore të Ukrainës raportuan të premten se kapën gjashtë bombardues Tu-95 të lëshuar nga Rusia. Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte kapur 51 dronë ukrainas gjatë natës, duke penguar një sulm që kishte objektiv rajonet bregdetare, përfshirë Krimenë.