Orban kërkon nga BE të rimendojë sanksionet ndaj Rusisë, për të ulur kostot e energjisë
2024-11-16 15:09:50
Foto nga VCG
Bashkimi Europian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër, Rusisë pasi ato po mbajnë çmimet e energjisë të larta, duke penguar konkurrencën ekonomike të bllokut, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ai theksoi se duhet gjetur çdo mënyrë që të ulen çmimet e energjisë, citon “RTSH”.
Foto nga VCG
“Çmimet e energjisë duhet të ulen me të gjitha mënyrat. Kjo do të thotë se sanksionet duhet të rishikohen, sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk do të ulen”,- tha Orban.
Foto nga VCG
Ndërsa vendet në Evropën Perëndimore kanë bërë përpjekje serioze për të lehtësuar varësinë e tyre nga energjia ruse, Hungaria, pa dalje në det, merr 80-85% të gazit nga Rusia dhe rreth 80% të furnizimeve të naftës bruto.
Lajmet Kryesore