Lima:Xi Jinping takohet me Kryeministrin e Singaporit Lawrence Wong
2024-11-16 00:39:39

Mëngjesin e 15 nëntorit, sipas kohës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me Kryeministrin e Singaporit Lawrence Wong, gjatë organizimit të Takimit Jozyrtar të Liderëve të APEK në Lima të Perusë.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e gatshme të punojë me Singaporin, për të intensifikuar shkëmbimet e nivelit të lartë me sinqeritet dhe besim të ndërsjellë, duke respektuar interesat thelbësore të njëri-tjetrit, për të vazhduar të ecin përpara së bashku në rrugën e modernizimit përmes zhvillimit cilësor.

Xi Jinping mirëpret Singaporin të kapë mundësi të reja në zhvillimin e Kinës, duke vijuar ndërtimin e projekteve të bashkëpunimit në Suzhou, Tianjin, Chongqing dhe Guangzhou, për të krijuar më tej pika të reja rritjeje për bashkëpunim në fushat e ekonomisë digjitale, zhvillimit të gjelbër dhe inteligjencës artificiale. Para ndryshimeve të mëdha botërore gjatë një shekulli, Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Singaporin në arena shumëpalëshe si Kombet e Bashkuara dhe APEK, për të mbrojtur një multipolarizim të barabartë dhe të rregullt botëror dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës.

Lawrence Wong tha se marrëdhëniet Singapor-Kinë bazohen mbi respektin dhe besimin reciprok dhe u sjellin dy palëve fitime. Singapori e kupton plotësisht qëndrimin e qeverisë kineze për çështjen e Tajvanit, kundërshton çdo formë të "pavarësisë së Tajvanit" dhe i përmbahet me vendosmëri parimit “një Kinë”. Vendi i tij është plot besim për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe mezi pret të vazhdojë të marrë pjesë në procesin e modernizimit të Kinës. Singapori  është i gatshëm të punojë ngushtë me Kinën në fusha shumëpalëshe si ASEAN dhe APEC, të kundërshtojë proteksionizmin, të promovojë lehtësimin dhe liberalizimin e tregtisë dhe investimeve si edhe të ruajë stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.