Mbyllen shkollat fillore në Delhi prej përkeqësimit të ndotjes së ajrit
2024-11-16 15:41:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të gjitha shkollat fillore në Delhi do të mbyllen për shkak të përkeqësimit të ndotjes së ajrit. Mësimi do të zhvillohet online për shkak të një smogu të dendur që ka pushtuar qytetin.

Delhi dhe qytetet fqinje po përjetojnë nivele ndotjeje që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të enjten, grimcat e dëmshme në ajër ishin mbi 50 herë më shumë se ajo që konsiderohet e sigurt nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruan “RTSH”.

Grimcat e vogla mund të depërtojnë përmes mushkërive dhe të ndikojnë në organe. Kjo mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nivelet e grimcave më të mëdha, PM 10, arritën një mesatare prej 495, 10 herë më shumë se sasia ditore e konsideruar e sigurt nga OBSH-ja.

Banorët në Delhi kanë raportuar irritime të syve dhe probleme të frymëmarrjes, sipas mediave lokale. Ndotja e ajrit pritet të ulet në ditët e ardhshme, por do të mbetet në nivele jo të shëndetshme.