“Bashki të forta”, 15.6 milionë euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore
2024-11-16 18:09:46

Ministri Mazniku (Foto Rtsh)

Ministri Mazniku (Foto Rtsh)

Qeveritë zvicerane dhe suedeze do të vazhdojnë më tej projektin “Bashki të forta” së bashku me qeverinë shqipare. Ky program, që u prezantua në Parlament nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kap vlerën totale të 15.6 milionë eurove, nga të cilat 11.4 milionë sponsorizohen nga qeveria e Zvicrës, 1.8 milionë nga qeveria e Suedisë dhe 3 milionë euro nga qeveria shqiptare, shkruan “RTSH”.

“Bashki të forta 2” shërben si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së qeverisjes vendore, duke u fokusuar në disa aspekte kyçe. “Krijimi i një sistemi për matjen e performancës në nivel vendor, ngritja e një qendre trajnuese për nëpunësit vendorë, forcimi i demokracisë vendore në këshillat bashkiakë si dhe dy programe shërbimesh që janë përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe mirëadministrimi i arsimit parashkollor”,- tha ministri Mazniku gjatë prezantimit të projektit.

Sipas tij, në këtë projekt ka një buxhet i cili duke filluar nga viti që vjen do t’i jepet bashkive në formën e një granti bazuar në treguesit e performancës.

Ky fond ka një vlerë totale prej 6 milionë euro dhe do të përdoret për vitet 2025 dhe 2026.