Vizitë në qendër të Pekinit/Foto nga autorja
Vendimi për të studiuar në Kinë për degën e dizajnit ishte një nga vendimet më të rëndësishme në jetën time. Kjo zgjedhje nuk ishte rastësore; përparimet teknologjike të Kinës dhe përfshirja e saj pothuajse totale në një botë të digjitalizuar më bënë të besoj se ky vend ishte destinacioni ideal për zhvillimin tim profesional. Tani, pas disa muajve në këtë vend, jam më se e bindur që kjo ishte zgjedhja e duhur, jo vetëm për karrierën time, por edhe për zhvillimin tim personal.
Mbërrita në një botë të re;
Aeroporti i Kryeqytetit, Pekin/VCG
Udhëtimi nga Tirana për në Pekin ishte emocionues dhe njëkohësisht frikësues. Ishte hera e parë që largohesha kaq larg nga familja ime, në një kontinent tërësisht të ndryshëm, me një kulturë që nuk e kisha përjetuar më parë. Dita kur mbërrita në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit ishte e paharrueshme. Nuk mund ta besoja që ndodhesha në Kinë. Aeroporti, një ndër më të mëdhenjtë që kisha parë ndonjëherë, më la pa fjalë.
Pasi konvertova paratë në Yuan (RMB) ne exhchange-et e Airportit, nisa udhëtimin drejt universitetit tim. Ishte një rrugë e gjatë, por jashtëzakonisht emocionuese. Ndërsa shikoja tabelat, dyqanet dhe njerëzit që punonin, ndjeva një valë kurioziteti dhe optimizmi për jetën e re që po më priste. Në mendjen time, një zë më thoshte: Këto do të jenë vitet më të bukura të jetës tënde.
Pagesë e lëvizshme në Kinë/VCG
Dita ime e parë në Kinë ishte një përplasje kulturore në kuptimin më të mirë të fjalës. Gjithçka dukej kaq ndryshe. Jeta këtu ishte thuajse tërësisht e mbështetur në teknologji. Pagesat bëheshin përmes aplikacioneve si WeChat dhe Alipay ne celular, dita ditës leku cash po zhduket, dhe në dyqane nuk kishte nevojë për ndihmën e shitësve, pasi robotët ofronin asistencë dhe vëzhgonin në çdo hap. Ky nivel i lartë i automatizimit ishte një shok për mua, por njëkohësisht më frymëzoi të përqafoj këto ndryshime duke u përshtatur çdo dite me këto ndryshime të shpejta teknologjike.
Kampusi i universitetit ishte gjithashtu një surprizë e këndshme. Madhësia dhe infrastruktura moderne e tij ishin të papara për mua. Kishte çdo gjë që mund të nevojitej për një student, nga laboratorët, salla me kompjuterat me të fundit dhe biblioteka mbi 7 kate ku mund të gjeje çdo libër që mund të imagjinonte si ne kinezisht po ashtu në anglisht deri të fushat sportive dhe pista e vrapimit, gjendej aty. Universiteti kishte gjithashtu një pishinë dimërore ku mund të abonohesh dhe një spital emergjence 24-orësh ne rast çdo të papritur, gjë që më bëri të ndihesha e sigurt dhe e mirëpritur.
Përvoja akademike dhe teknologjia
Kampusi i Universitetit të Komunikimit, Pekin/VCG
Pasi Kina është një nga sistemet arsimore më rigoroze dhe më të vlerësuar në botë përshtatja nuk ishte e lehtë në fillim. Si studentja e vetme e huaj në klasë, ndjeva mbështetjen e jashtëzakonshme të pedagogëve të cilët ishin gjithmonë të gatshëm të me ndihmonin dhe shume mirëkuptues ndaj faktit që isha e huaj. Ato i kuptonin sfidat që kisha me gjuhën kineze dhe kulturën. Me pëlqente fakti që ata shpesh me pyesnin për vendin time duke me dëgjuar me kuriozitet dhe kjo me bënte të ndihesha e mirëpritur. Për çdo detyre apo paqartësi nuk hezitoja t’iu shkruaja mësuesve, pavarësisht orarit, ata ishin gjithmonë të gatshëm.
Në aktivitet të Universitetit/Foto nga autorja
Çdo orë mësimi ishte një përvojë e re. Laboratorët dhe klasat ishin të pajisura me teknologjinë më të fundit, dhe kjo më lejoi të ndjek mësimet në mënyrë efektive duke mos u ndjer mbrapa nda shokët e klasës. Një nga momentet që më mbeti në mendje ishte ora e informatikës, ku çdo student kishte në dispozicion kompjuterin me të fundit të mundësuar nga shkolla për të ndjekur orën mësimore.
Ceremonia e dekorimit të gradëve e Universitetit të Komunikimit, 2023/VCG
Një nga vendet më frymëzuese për mua ishte biblioteka e universitetit. Ndonëse kampusi im nuk është ndër më të mëdhenjtë në Pekin, biblioteka e saj është gjigante, me shtatë kate të mbushura me libra dhe hapësira të qeta për studim, me vende apostafat për ata që duan të punojnë në kompjuter apo për ata që duan të kenë një mbledhje. Atmosfera në bibliotekë ishte mbresëlënëse; çdo student ishte i përqendruar dhe i përkushtuar ndaj projekteve të tyre. Kjo më motivoi të studioja akoma më shumë.
Jeta sociale dhe ndërveprimi ndërkulturor
Një nga aspektet më të bukura të kësaj përvoje ka qenë ndërveprimi ndërkulturor. Kam pasur mundësinë të takoj studentë nga vende të ndryshme të botës. Secili prej tyre kishte një histori dhe një perspektivë unike për të ndarë. Këto qasje me njerëz te ndryshëm më kanë ndihmuar të zhvilloj një botëkuptim më të gjerë dhe të mësoj të vlerësoj kulturat e ndryshme pa I gjykuar ato.
Në fotografi me banorë kinezë gjatë vizitës në Murin e Madh/Foto nga autorja
Gjithashtu, të jetuarit në Kinë më ka dhënë mundësinë të mësoj më shumë rreth kulturës se lashte dhe gjuhës së këtij vendi. Praktikimi i gjuhës kineze me vendasit ka qenë një sfidë, por edhe një eksperiencë e vlefshme. Kudo që shkoja përpiqesha te flisja me njerëzit vetëm për ta përvetësuar gjuhën akoma dhe më shumë. Kjo më ka ndihmuar të kuptoj më mirë mënyrën se si mendojnë dhe jetojnë njerëzit kineze.
Përvoja ime në Kinë nuk ka qenë vetëm me qëllim akademike, por edhe personal. Kam mësuar të jem më e hapur ndaj ndryshimeve dhe të përshtatem me situata të reja. Disiplina dhe përkushtimi I palodhur që shoh te studentët dhe profesorët kinezë më kanë frymëzuar të jem më e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe pikësynimeve të mia pasi ky vend te frymëzon për të qenë me i miri.
Vizitë në qytetin Tianjin, Kinë Veriore/Foto nga autorja
Një aspekt tjetër i rëndësishëm ka qenë zhvillimi im profesional. Duke studiuar dizajn në një vend kaq inovativ, kam pasur mundësinë të mësoj teknika dhe qasje të reja që mund t’i aplikoj në të ardhmen. Teknika te cilat nuk e Dija që ekzistonin më parë. Ndërveprimi me teknologjinë dhe mënyra e përparuar e jetesës këtu më kanë dhënë ide për të sjellë risi edhe në vendin tim.
Kina, vendi i mundësive. Kina është një vend ku gjithçka duket e mundur. Niveli i lartë i konkurrencës dhe inovacionit ka sjellë përmirësime të vazhdueshme në jetën e përditshme. Ky vend më ka mësuar se si bashkëpunimi i njerëzve me teknologjinë mund të krijojnë një të ardhme më të mirë.
Përvoja ime në Kinë ka qenë transformative. Ky vend më ka ndihmuar të rritem si individ, të zgjeroj horizontet e mia dhe të zhvilloj një pikëpamje të re për botën. Ndihem e lumtur dhe mirënjohëse për çdo ditë që kaloj këtu, duke mësuar diçka të re dhe duke u frymëzuar për të ardhmen.
Studimi në Kinë ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Ky vend më ka dhënë mundësinë të përjetoj një botë të re, të zhvilloj aftësitë e mia profesionale dhe të rritem personalisht. Ndërveprimi me një kulturë kaq të pasur dhe përparimet teknologjike më ka dhënë një këndvështrim të ri për jetën. Jam krenare për këtë eksperiencë dhe e sigurt se do të më ndihmojë në çdo hap të së ardhmes sime.
Fiona Muçaj
Studente në Universitetin e Komunikimit, Pekin