
Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva në intervistë për CMG
“Partneriteti Brazil-Kinë mund të favorizojë gjithë njerëzimin”, kështu u shpreh Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, në prag të zhvillimit të Samitit G20 në Rio de Zhanejro.
Në intervistë, kreu i shtetit brazilian shtjelloi agjendën e samitit të sivjetshëm të liderëve të 20 ekonomive më të fuqishme botërore, si dhe rezultatet e bashkëpunimit të vendit të tij me palën kineze.
Sipas tij, gjatë samitit, Brazili do të iniciojë krijimin e “aleancës globale kundër urisë dhe varfërisë”, e cila është jo vetëm ndaj anëtarëve të G20, por edhe të gjitha vendeve të botës. Përveç kësaj, në agjendën e diskutimeve të pjesëmarrësve do të përfshihen edhe transformimi energjetik, përballja e ndryshimeve klimatike, përmirësimi i cilësisë ujore e ajrore, roli i institucioneve financiare si FMN dhe Bankës Botërore.
Për sa përket bashkëpunimit me Kinën, Presidenti Lula vlerësoi karakteristikat e spikatura të përplotësimit reciprok në fushat ekonomiko-tregtare, kulturoro-njerëzore, duke vënë në dukje mundësitë më të mëdha në udhëheqjen e transformimit të gjelbër dhe ngritjen e zërave të Jugut Global në arenën ndërkombëtare.
“Admiroj aftësinë e Kinës për zhvillim të shpejtë. Po kërkoj përgjigjen se si Kina realizoi reformë të vërtetë, arritje të shkëlqyer teknologjike dhe përparime të dukshme në biznes dhe infrastrukturë. Shpresoj të mund të forcojmë bashkëpunimin me Kinën, nga i cili mund të zotërojmë më shumë sektorë për eksport, duke përhapur teknologji, prodhuar bateri, thelluar lidhjet në hapësirën ajrore dhe inteligjencën artificiale”, tha presidenti brazilian në intervistën për CMG-në.
